×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Katër shpjegime pse të gjithë duan të bëhen deputetë

Afrim Krasniqi

Gjatë muajve të verës PD në opozitë nisi një proces propozimesh për kandidatë për deputetë. Brenda 30 ditësh u propozuan rreth 6 mijë emra, nga të cilët rreth 2 mijë refuzuan të plotësojnë formularët dhe pjesa tjetër hynë në proces konkurrimi për tu bërë deputet. Sipas premtimit emrat e propozuar do të përbënin 80% të listës shumëemërore, ose 112 të 140 vendeve në listë. Matematikisht rezulton se për 112 vende aplikuan 3593 kandidatë, pra 32 herë më shumë sesa duhej, prej të cilëve komisioni përzgjodhi 326 emra ose 3 herë më shumë sesa numri në dispozicion. Në nëntor PS inicioi nismën për vetë-propozime për deputetë, me premtimin se individët e përzgjedhur do të përbëjnë 20% të listës shumëemërore. Konkurruan 1596 individë për 28 vende (20% e listës shumëemërore) ose 57 herë më shumë kandidatë sesa vende në listë. Nëse PS do të aplikonte kuotën 80% ashtu si PD, atëherë do të priteshin rreth 6.3 mijë kandidatë, po aq sa pati fillimisht në PD mbi bazën e propozimeve të anëtarësisë.

Në Shqipëri partitë e mëdha kanë nga rreth 100 mijë anëtarë të deklaruar, pavarësisht se kur zhvillojnë procese zgjedhore të brendshme nuk marrin pjesë më shumë se 60-70 mijë anëtarë në secilën parti. Imagjinoni: në 60-70 mijë anëtarë mbi 6 mijë ose 1 në 10 anëtarë duan të bëhen deputetë dhe aplikojnë madje edhe zyrtarisht për deputetë! Në parti të mëdha si CDU gjermane (PD thotë se ka marrë modelin e saj) apo Laburistët britanikë (PS thotë se ka marrë statusin e saj) raporti është 1 kandidat për deputetë në 1116-1126 anëtarë ose 110 herë më i lartë sesa “demokracia” shqiptare.

Pyetja thelbësore është: përse shqiptarët duan të bëhen deputetë? Numri i politikanëve reale matet me gishtat e dorës, numri i ekspertëve në politikë është minimal, numri i individëve me formim politik është minimal, e megjithatë, të gjithë duan të bëhen deputetë: mjekë e juristë, nëpunës e policë, artistë e bodigardë, biznesmenë e të fortë lagjesh, punonjës banke e punonjës bashkish? Si është e mundur që individë, të cilët nuk kanë një CV arritjesh në jetën e tyre, nuk kanë dëshmi të ndonjë merite publike, nuk kanë gjurmë të ndonjë ideje ose kontributi politik, megjithatë janë gati dhe aplikojnë të bëhen deputetë?

Ka katër shpjegime: E para, sepse të gjithë kanë kuptuar se profili i deputetit në vitet e fundit ka prekur fundin, individë me formim mediokër dhe pa asnjë meritë përfunduan në sallën e Kuvendit, ndaj shumë njerëz në rrugë mendojnë se janë më të mirë sesa ata; e dyta, – njerëzit kanë kuptuar se partitë nuk kanë sistem merite dhe hierarkie ndaj cilido mund të jetë deputet e ministër nëse shefi politik e merr përzemër, siç ka ndodhur edhe dekadën e fundit; e treta, perceptimi është se deputetët nuk jetojnë vetëm me rrogën e punës, por drejtojnë gjithçka, tenderë e punësime, duke qenë më fitimprurës sesa hyrja si individ në biznes, dhe së fundi, kur njerëzit shohin ca emra në parlament me 3-4 mandate që nuk flasin kurrë, nuk lexojnë ligje, nuk kuptojnë se çfarë ndodh, por rrinë e vegjetojnë duke ngritur kartonin për gjithçka thotë shefi i Partisë, të gjithë mendojnë se këtë “sakrificë” mund ta bëjnë edhe vetë. Në fakt, të katra perceptimet janë të sakta. Imagjinoni një prej atyre qindra e mijëra kandidatëve anonimë në PD e në PS, që nuk ka lexuar në jetë ndonjë libër dhe kalon ditën lokal më lokal duke provuar pijet e duke u grindur me shokët për politikën, – hap TV dhe sheh disa prej ish ministrave apo ministrave aktualë, ish deputetëve apo deputetëve aktualë, drejtues në PD dhe në PS e partitë e tjera, – që edhe ata nuk dinë të lexojnë, që kalojnë kohën lokaleve, që njihen vetëm të aftë për bilardo apo për sharje në kamerave televizive, që janë marrë dikur me ndonjë drogë apo vjedhje dhe që tani kanë blerë kostume të reja e quhen politikanë? Ata thonë, njësoj jemi, atëherë përse të mos jem unë? Dhe i bëjnë like shefit të Partisë në facebook, e më pas shënojnë emrin për deputet, me video e me mesazh!

Partitë po bëjnë sikur po hapen, sikur po bëjnë garë, sikur po sjellin vlera, por ato po injorojnë një fakt domethënës: ky model politik ka prekur fundin dhe në fundin e tij, po rrezikon të kthehet në sistem referimi. Para se një popull të synojë të bëhet deputet, ne kemi nevojë të kemi një popull qytetar dhe më pas përmes qytetarisë të krijojmë sistem përfaqësimi edhe për deputet. Integriteti, moraliteti, vizioni, aftësia, profesionalizmi nuk kanë përse të jenë fjalë të huaja në një vend ku turma e injoranca shihet si vlerë dhe merr vendime për jetët tona. Ndaj para se të aktrojmë me gara absurde e qesharake të një populli militant që do të bëhet deputet, partitë duhet të bëjnë garë të brendshme për kryetarin e Partisë, për drejtuesit politikë, për programin e vlerat me shpresën se do të vijë një ditë kur numri i qytetarëve të jetë më i madh sesa numri i militantëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Kokainë me imazhin e Pablo Escobar, gjykata lë në burg administratorët

Kokainë me imazhin e Pablo Escobar, gjykata lë në burg administratorët

Publikuar më 13.04.2021
Dy administratorët e kompanisë ‘Masabi Fruits’ Klajdi Xibrak...

Dy administratorët e kompanisë ‘Masabi Fruits’ Klajdi Xibraku dhe Erion Peti të arrestuar të shtunën nga policia janë lënë në burg nga gjykata ditën e sotme. Policia arriti të sekuestroi prej 143 kg kokainë e ndarë në 200 pako, e cila vinte nga Ekuadori në një kontejnerin me banane. Droga ishte fshehur në tavanin e kontejnerit e […]

Lexo më shumë

Kishin kthyer magazinën në laborator droge në Kurbin, gjykata lë në burg nipin e kreut të Kadastrës

Kishin kthyer magazinën në laborator droge në Kurbin, gjykata lë në burg nipin e kreut të Kadastrës

Publikuar më 13.04.2021
Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën arrest me burg për nipin e...

Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën arrest me burg për nipin e kreut të Kadastrës,  Edmond Stojani. Vranicki Hisku, 24-vjeçari i arrestuar pak ditë më parë pas zbulimit të laboratorit të drogës në Gjorm të Kurbinit, mori masën e sigurisë  “Arrest me burg” me afat 45 ditë, deri në administrimin e rezultateve të ekspertimeve dhe […]

Lexo më shumë

Sherr me sende të forta në Tiranë, 35-vjeçari merr peng ish të dashurën

Sherr me sende të forta në Tiranë, 35-vjeçari merr peng ish të dashurën

Publikuar më 13.04.2021
Një sherr me sende të forta ka ndodhur në rrugën “Kont Urani...

Një sherr me sende të forta ka ndodhur në rrugën “Kont Urani” në kryeqytet. Policia njofton se A. Sh., 37 vjeç ka goditur me sende të forta një person i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë 37-vjeçari është vënë në pranga. Policia ka arrestuar edhe 7 persona të tjerë për vepra […]

Lexo më shumë

Bien lindjet në 2020, shpërblimi prej 40 mijë lekësh u shpërnda për 1,622 bebe më pak se në 2019

Bien lindjet në 2020, shpërblimi prej 40 mijë lekësh u shpërnda për 1,622 bebe më pak se në 2019

Publikuar më 13.04.2021
Për vitin 2020 në Shqipëri, bonusi i bebeve u shpërnda për 3...

Për vitin 2020 në Shqipëri, bonusi i bebeve u shpërnda për 36,188 lindje apo rreth 4,5% më pak se një vit më parë. Sipas shifrave të Ministrisë të Shëndetësisë në 2020 shpërblimi i bebeve me vlerë 40 mijë lekë u shpërnda për 36,188 lindje nga 37,810 lindje që përfituan shpërblim në 2019. Tkurrja e numrit […]

Lexo më shumë

Investigimi i The Guardian: Si politikanët shqiptar manipulojnë me Facebook, ata po ju mashtrojnë, po ngacmojnë edhe qytetarët

Investigimi i The Guardian: Si politikanët shqiptar manipulojnë me Facebook, ata po ju mashtrojnë, po ngacmojnë edhe qytetarët

Publikuar më 12.04.2021
Facebook ka lejuar vazhdimisht udhëheqësit dhe politikanët b...

Facebook ka lejuar vazhdimisht udhëheqësit dhe politikanët botërorë të përdorin platformën e tij për të mashtruar publikun ose për të ngacmuar kundërshtarët, pavarësisht se janë paralajmëruar për prova të keqbërjes. The Guardian ka parë një dokumentacion të gjerë të brendshëm që tregon se si Facebook trajtoi më shumë se 30 raste në 25 vende të […]

Lexo më shumë

Lali Leku kërkon votat e shqiptarëve me atlete 1300 dollarë

Lali Leku kërkon votat e shqiptarëve me atlete 1300 dollarë

Publikuar më 12.04.2021
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ose siç njihet ndryshe...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ose siç njihet ndryshe Lali Leku u shfaq në një takim në krah të kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar votën e shqiptarëve. Por edhe pse përpiqet që gjithmonë të duket sa më sportiv dhe pa shumë shpenzime duket se në këtë takim kishte harruar të fshihte markat luksoze që vesh. […]

Lexo më shumë

Europol: Shqipëria mbetet burimi kryesor i trafikimit të kanabisit në Europë; BE e ‘mbytur’ nga kokaina

Europol: Shqipëria mbetet burimi kryesor i trafikimit të kanabisit në Europë; BE e ‘mbytur’ nga kokaina

Publikuar më 12.04.2021
Europol nëpërmjet ‘Serious and Organised Crime Threat Assess...

Europol nëpërmjet ‘Serious and Organised Crime Threat Assessment’ ka publikuar një raport 4-vjeçar për krimin e organizuar dhe trafikun e drogës drejt BE. Nga të dhënat rezulton se Europa për shkak të trafikut të kokainës dhe COVID-19 ka shkuar në një pikë kritike. Sipas Europol, ngarkesa të paprecedenta janë trafikur nga Amerika Latine drejt vendeve […]

Lexo më shumë

Orikum/ Shpërthen tritoli në apartamentin e të arrestuarit për trafik droge, detajet e reja

Orikum/ Shpërthen tritoli në apartamentin e të arrestuarit për trafik droge, detajet e reja

Publikuar më 12.04.2021
Një sasi lënde eksplozive ka shpërthyer pasditen e sotme në ...

Një sasi lënde eksplozive ka shpërthyer pasditen e sotme në një apartament. Ngjarja ndodhi në zonën e Orikumit. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Orikum/Informacion paraprak Më datë 12.04.2021, rreth orës 18:10, në Orikum, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit A.Xh, ka shpërthyer një sasi e vogël […]

Lexo më shumë