Katër kërkesa të reja për HEC-e, projektet e propozuara në Korçë, Lezhë, Shkodër

Publikuar më 01. 11. 2017 nga Eno Shkëmbi

Katër kërkesa të reja për hidrocentrale deri në 2 MW janë dorëzuar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë në dy ditët e fundit të tetorit. Ashtu sikurse e kërkon procedura aplikimet janë shpallur në faqen e ministrisë për të pritur reagimet nga ndonjë palë interesi, ose kundërshtime në rast se ka. Kërkesat edhe pse të formuluara në katër aplikime përfshijnë në fakt ndërtimin e shtatë hidrocentraleve. Por kush janë në fakt subjektet që kanë aplikuar për zhvillimin e këtyre projekteve dhe zonat që parashikohen të ndërtohen në rast se meret miratimi

Aplikimet

HEC “Empier” është aplikimi i parë i bërë nga “Anesti  Jaupllari/Eralda Intimo” me një , me kapacitet prodhues deri në 2 MË, në pellgun ujëmbledhës të burimeve të Moglicës, degë të lumit Devoll, Bashkia Maliq, Qarku Korçë.

HEC “Agolli”, me kapacitet prodhues deri në 2 MË, në pellgun ujëmbledhës të përroit të Goces, Gjyrasit dhe Bickës, degë të lumit Devoll, Bashkia Maliq, Qarku Korçë është projekti i dytë, aplikuar nga ErvinKita/Taverna Agolli.

Aplikimi I tretë është për HEC “Emanueli”, me kapacitet prodhues deri në 2 MË, në pellgun ujëmbledhës të përroit të Vomësit, degë e lumit Gjadër, Qarku Lezhë. Shoqëria që ka aplikuar është Shoqëria “Gjoni Kalivac” sh.p.k., është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me objekt të aktivitetit: Ndërtime civile, industriale, turistike, bujqësore, rrugore.

Aplikimi i katër për tre hidrocentrale ““Bena, Bena 1 dhe Bena 2”, me kapacitet prodhues deri në 2 MË, në pellgun ujëmbledhës të përroit të Benes, degë e lumit Drin, Qarku Shkodër është i shoqërisë “Marjakaj” sh.p.k., është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me objekt të aktivitetit: Prodhimi dhe tregtimi i energjisë elektrike në H/C Bene, Komuna Shllak, Shkodër.

Ministria edhe më herët ka bërë të qartë se të gjitha kompanitë kanë të drejtë të aplikojnë por kjo nuk I bën ato automatikisht kompani që mund të zhvillojnë projektin. Nëse propozimet e tyre nuk përmbushin kushtet ligjore atëherë ato refuzohen. Deri në 15 shtator të këtij viti në ministri janë paraqitur mbi 200 aplikime por që kishin marrë miratim final vetëm 22. /Monitor.al/