Katër ditë punë dhe tre pushim, kjo është kërkesa e re e sindikatave

Katër ditë punë dhe tre pushim, kjo është kërkesa më e re e sindikatave në Britaninë e Madhe. Ata e kanë argumentuar kërkesën e tyre me faktin se tani teknologjia ka bërë të mundur zëvendësimin e fuqisë punëtore dhe në këtë rast nuk do të ishte aspak humbje për kompanitë e mëdha, në qoftë se punonjësit e tyre bëjnë një ditë më tepër pushim.

Pa sipas kësaj kërkese i bie që të ulet edhe numri i orëve të punës, por pa reduktim rroge. Gjithsesi në Shqipëri duhet thënë se punohet 6 ditë në javë dhe me orë të tejzgjatura.

Në shekullin e 19, sindikatat bënin fushatë për një ditë pune tetë orëshe. Në shekullin e 20, ne kemi të drejtën e një fundjave dy ditore dhe pushimeve të paguara ndaj edhe mund të shpresohet se në vitet në vijim, java katër ditëshe e punës mund të bëhet realitet.

Sipas të dhënave, mbi 1.4 milionë britanikë punojnë aktualisht shtatë ditët e javës ndërsa 3.3 milionë njerëz punojnë më shumë se 45 orë në javë. Sipas vetë punonjësve, stresi dhe orët e gjata në punë janë shqetësimet më të mëdha, pas pagës.

Nën një javë katër ditore (28 orë), orët e gjata të punës mund të mbeten në të shkuarën. Punëtorët do të ndiheshin më të lumtur dhe më produktivë, duke shtuar përkushtimin ndaj punëdhënësit të tyre.

Shembulli nuk duket i pazakontë, pasi ka një kompani në Uells, që ka futur praktikën, duke u dhënë punonjësve tri ditë pushim dhe sigurisht duke iu dhënë pagën e plotë, ka rezultuar e suksesshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet