Katalonja/ Arrestohen 18 anarkistë të majtë në Greqi, “pushtuan” ambasadën spanjolle

Përfunduan në prangat e policisë 18 anarkistë në Greqi, pasi hynë me dhunë brenda ambasadës spanjolle në kryeqytetin grek në shenjë proteste për mbështetjen e pavarësisë së Katalonjës.

Mediat greke raportojnë se të arrestuarit janë anëtarë të grupimit të majtë anarkistë “Rubikon”. Anarkistët shpalosën në tarracën e ambasadës një banderolë të shkruar në spanjisht dhe greqisht.

Ata shpërndanë fletë dhe parulla në mbështetje të pavarësisë së Katalonjës, mes të cilave edhe parullën e njohur antifashiste gjatë luftës civile në Spanjë: “No pasaran”.

Të enjten aktivistët e majtë do të organizojnë një tjetër demonstratë para drejtorisë së policisë, për lirimin e shokëve të arrestuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet