Kastro Zizo befason të ftuarit, nuk paraqitet në drekën e fejesës së tij

Publikuar më 30. 12. 2017 nga Shekulli Online

Pasditen e kësaj të premte lajmet për fejesën e këngëtarit Kastro Zizo pushtuan gjithë mediat rozë, ku sipas të cilave ai do fejohet me një vajzë të quajtur Elma Sulejmani.

Këngëtari kishte ftuar sot të gjithë miqtë e kolegët në drekën e fejesës, në një rezort në periferi të Tiranës.

Të ftuarit kanë shkuar atje, por siç shkruan “revistawho.com”, ata nuk kanë gjetur atje as Kastron dhe as partneren e tij.

Menaxheri i lokalit dhe kamarierët kanë njoftuar anulimin e fejesës duke i lënë të gjithë të shokuar.

Ndër të ftuarit ishin: Rovena Stefa me të motrën, Ervin Kurti dhe Gerta Gixhari, të cilët janë nga habitur nga ajo çfarë ka ndodhur.