Kapshticë/ Kalojnë ilegalisht, kapen 18 emigrantë

18 emigrantë janë ndaluar në pikën doganore të Kapshticës nga autoritetet pasi tentuan të kalojnë kufirin në mënyrë të jashtëligjshme Sipas autoriteteve mësohet se refugjatët e ndaluar ishin shtetas sirianë, marokenë he afganë.

Ndërsa, bëhet e ditur se refugjatët ishin të ndarë në grupe të ndryshme, dhe janë kapur në grupe të ndryshme, pranë kufirit të gjelbër, në disa fshatra dhe në Bilisht.

Ndërkohë Drejtoria e Kufirit të Kapshticës në Korçës deklaron se gjatë ditës së sotme refugjatët janë nisur në drejtim të qendrës së azilkërkuesve në Tiranë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet