Kapja e 613 kg kokainë në Durrës, dy kompanive u sekuestrohen miliona lekë

Në vijim të hetimeve të operacionit “Last Snow” ku u kapën 613 kg kokainë në Portin e Durrësit, janë sekuestruar sot llogari bankare të dyshuara kriminale të grupit të kokainës.

Task Forca Speciale sekuestroi llogaritë bankare në emër dhe për llogari të subjekteve “Arbri Garden” shpk dhe “Ecoalmax” shpk.

Në total janë sekuestruar 38 mijë dollarë dhe mbi 10 milion lekë (të reja), që dyshohen si të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, po vijon hetimet intensive për këtë grup të dyshuar që operonte në fushën e trafikimit të drogave të forta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet