Kapiteni i Perusë humb Botërorin. Rezultoi përdorues kokaine!

Publikuar më 08. 12. 2017 nga Jola Alimemaj

Paolo Guerrero, kapiteni si dhe golashënuesi më i mirë i kombëtares së Perusë do të humbasë Botërorin “Rusi 2018”.

Kjo, pasi ai është dënuar me një vit pezullim për shkak se doli pozitiv në testin anti-doping.

Lajmi u konfirmua edhe nga FIFA, ku bie në sy se ish-sulmuesi i Bayern Munich u pezullua pasi doli pozitiv në përdorimin e substancës benzoylecgonine, kokainë, shkruan Daily Mail”.