Kapiteni i kombëtares shqiptare merr pasaportë greke: Faleminderit!

Mbrojtësi dhe kapiteni i kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj është pajisur me pasaportë greke.

Përmes një postimi në “Instagram” Mavraj ka publikuar një foto të pasaportës greke, duke falënderuar në gjuhën greke: “Faleminderit Greqia!”

Postimi është bërë në “Insta Story” dhe mandej është fshirë nga profili.

Kujtojmë që në të shkuarën Mavraj pa pasur pasaportë gjermane.

Pasaporta i ndihmon lojtarët e kombëtares që të transferohen në një klub të një vendi të BE-së pa u quajtur ekstrakomunitarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet