Kapet sasi rekord heroine në Itali

Një sasi e konsiderueshme heroine, nga më të mëdhatë e 20 viteve të fundit është sekuestruar në Portin e Xhenovas në Itali.

Operacioni i Antimafias italiane në bashkëpunim me policinë doganore dhe drejtorinë e antidrogës ka çuar në kapjen e 270 kg heroinë, fshehur në kontenierët që udhëtonin nga Irani drejt Portit të Xhenovas.

Policia italiane pas zbulimit të sasisë së drogës, ka nisur operacionin e zbardhjes së përgjegjësve të organizimit e trafikimit të kësaj sasie të madhe heroine.

Falë bashkëpunimit me shërbimin ndërkombëtar policor dhe me Eurojust, policia italiane ka organizuar e kontrolluar çdo lëvizje të drogës deri në dorëzimin e parë të heroinës bërë jashtë territorit italian.

Në këtë operacion antidrogë u përfshinë 5 shtete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet