Kapet peshkaqeni në plazhin e Radhimës (Foto)

Një peshkaqen i vogël është kapur ditën e sotme në plazhin e Radhimës. Pushues të shumtë janë vënë në panik pasi kanë pikasur kafshën 1,5 metra të gjatë.

Mësohet se peshkaqeni është kapur nga disa peshkatarë dhe sipas tyre ai nuk ishte i rrezikshëm.

Më pas peshkaqeni u vendos në tavolinën e një lokali të zonës, ku kureshtarët të shumtë u afruan për ta parë.

Vitet e fundit në brigjet e Adriatikut dhe te Jonit kanë dalë shpesh peshkaqenë.

Sipas ekspertëve, kjo ka ndodhur për shkak të ndryshimeve klimaterike.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet