Kapet me heroinë shqiptari, në pranga edhe një grek, ja detajet e operacionit

Publikuar më 07. 12. 2017 nga Eno Shkëmbi

Një 35-vjeçar përfundoi në prangat e policisë greke gjatë një operacioni antidrogë të shtetit helen.

50. 4 gramë heroinë e pastër u kap gjatë operacionit në Rodos, ndërkaq që u kap edhe 1 kg e gjysmë kanabis.

Kjo sasi droge u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e shqiptarit. Shqiptari ishte një emër i njohur për policinë greke, pasi më parë ishte dënuar me 4 vjet burg.

Në pranga ka rënë edhe një 50-vjeçar grek. Mediat greke njoftojnë se hetimet për gjetjen e bashkëpunëtorëve të tjerë vazhdojnë.