Kapet duke vjedhur, në pranga 56-vjeçari në Kavajë

Policia ka arrestuar një shtetas i cili po tentonte të vidhte në banesën e një shtetasi në Kavajë.

“Tenton të vjedhë në banesën e një shtetase, arrestohet  në flagrancë nga Policia, gjatë tentativës për tu larguar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e  Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, arrestuan në flagrancë shtetasin:  XH. Ç.,56 vjeç, banues në Kavajë (i dënuar më parë për vjedhje).

Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka tentuar të vjedhë banesën shtetases H. K., banuese në Kavajë, por është konstatuar nga e zonja e banesës, e cila ka njoftuar menjëherë  policinë.

Falë reagimit të menjëhershëm të forcave policore pas marrjes se njoftimit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë në tentativë për tu larguar me biçikletë e shtetasit XH. Ç, pranë banesës në të cilën kishte hyrë për të vjedhur”, njofton policia.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për veprat penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet