Kapet bosi i mafias japoneze, e tradhtuan tatuazhet

Publikuar më 11. 01. 2018 nga Dionis Xhafa

Një nga bosët e mafias japoneze, ndër personat më të rrezikshëm në botë është arrestuar nga policia, teksa ishte në kërkim pre 15 vitesh tashmë. Bosi që quhet “Yakuza” u tradhtua nga tatuazhet që ai mbante dhe që u bënë më tej virale edhe në rrjetin social “Facebook”. Mediat ndërkombëtare kanë shkruar se shtetasi japonez Shigeharu Shirau është akuzuar për vrasjen e një rivali të bandës në vitin 2003. Fotot janë bërë publike dhe janë shpërndarë në rrjetet sociale masivisht, pasi një person në Tajlandë kishte “pikasur” burrin dhe e kishte fotografuar atë, për shkak se tatuazhet i dukeshin mjaft interesante.

Bandat japoneze të “Yakuza” kanë qenë pjesë e shoqërisë japoneze për shekuj me radhë dhe se kishte raste që kishin deri 60 mijë anëtarë. Bandat nuk janë të paligjshme, por se fitimet e tyre merren ilegalisht, kryesisht me anë të lojërave të fatit, prostitucionit, trafikut të drogës dhe hakimit. Kur fotografitë e Shirau janë bërë virale në internet, policia i ka parë dhe ka arrestuar japonezin e shumëkërkuar. Policia e ka vënë në pranga atë më saktë në Lopburi, në Bangkok dhe u ekstradua në Japoni, ku do të përballet me akuzat e vrasjes. Ai u largua nga Japonia për në Tajlandë më 2005.