Kapet 7.3 mln euro drogë në Igumenicë, në pranga bullgari (Foto)

Foto 1 nga 4 Pas Para

Kapen mijëra tableta droge me vlerë 7 milionë euro në portin e Igumenicës. Mësohet se një 31-vjeçar bullgar kishte të fshehura në makinën e tij mijëra tableta droge, të cilat u kapën nga Specialistët e Antidrogës në portin e Igumenicës në Greqi.

Sasia e drogës së kapur po të hidhej në tregun me pakicë do të kalonte një vlerë prej 7.3 milionë eurosh të ardhurash. Tabletat e drogës u zbuluan nga specialistë të portit, me ndihmën e K9 Hound, mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:30.

Ndërkohë 31-vjeçari bullgar është vënë në pranga, por policia po punon për të zbuluar lidhjet e tij me tregtarët e drogës në Greqi. Droga dyshohet të ketë ardhur nga Turqia dhe përmes Igumenicës, do të transportohej në Itali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet