Kapet me 1 kg heroinë, ja ku e kishte fshehur 24-vjeçari

Publikuar më 06. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane, pasi e kapën në flagrancë me drogë.
Gjatë kontrollit rutinë në një prej rrugëve kryesore, policia ndaloi të riun shqiptar dhe filloi kontroll të imtësishëm pas nervozizmit të treguar nga 24-vjeçari. Ai e kishte fshehur drogën në pjesën e motorit pas krijimit të një kutie kamufluese të posaçme për ta fshehur drogën dhe autoritetet italiane thanë se ishte plot 1 kg kokainë.
Nëse do të ishte shitur në treg kjo sasi droge do të arrinte përfitimin e 200 mijë eurove. Ky ndalim erdhi pas disa operacioneve të rëndësishme të kryera nga karabinierët e Peskarës që çuan në arrestimin e 15 personave.