Kapen me kokainë dhe drogë, arrestohen 3 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, pasi janë kapur duke shpërndarë lëndë narkotike të llojit kanabis sativa në kryeqytet. Në pranga përfunduan tre të rinj. Uniformat blu sqaruan se janë sekuestruar edhe armë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Operacion policor i koduar “Pizza Porosi” nga Seksioni kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit.

Arrestohen në flagrancë tre shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit Kokainë.

Sekuestrohen lëndë narkotike, automjet, motorr, aparate celular dhe fishekë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Pizza Porosi” arrestuan shtetasit :

– G.Ç, 28 vjeç, banues në Tiranë

– R. D, 25 vjeç, banues në Tiranë

– A. A, 27 vjeç, banues në Tiranë

Për shtetasit e mësipërm disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit Kokainë në zona të ndryshme të Tiranës dhe për të shmangur kontrollet e Policisë shpërndarjen e lëndës narkotike e kryenin me motorrin e picerisë ku punonin. Nga Seksioni kundër Narkotikëve është orgnizuar puna për kapjen e tyre në flagrancë dhe më datë 11.07.2018, shtetasi R. D është konstatuar duke lëvizur në rrugën “Gani Domi” me mjetin tip “Audi” dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjet nga shërbimet e Policisë i është gjetur një qese me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë. Gjithashtu është ushtruar kontroll në picerinë ku të tre këta shtetas punonin ku dhe u bë ndalimi i dy bashkëpunëtorëve të tjerë (shtetasve G.Ç dhe A.A).Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

200 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë

– Automjet tip “Audi”

– Motori i Picerisë

– Tre aparate celular

– Fishekë

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municioneve” parashikuara nga nenet 283/2 dhe 278/2, të Kodit Penal.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet