Kapen me drogë në qeli, katër të ndaluar në burgun e Bënçës

Janë kapur me drogë në qeli katër të ndaluar në burgun e Bënçës në Tepelenë.

Gjatë kontrollit të uniformave blu në qelinë Nr.9 të këtij burgu, u gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale 0.81 gr. lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

“Në këtë qeli ishin të ndaluarit E.F, B.R, J.H dhe E.B, 37, 32, 37 dhe 33 vjeç. Nuk dihet se si droga është futur në qelitë e burgut, por dyshimet janë që ajo të jetë fshehur mes ushqimeve që familjarët dërgojnë për të dënuarit, bëhet me dije në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq, Prokuroria e Rrethit të Gjirokastrës është vënë në lëvizje për hetimin e rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet