Kapen me 60 kg hashash, në pranga shqiptari dhe e dashura greke

Një sasi prej 60 kg hashash është sekuestruar gjatë ditës së sotme nga policia greke.

“Protothema” shkruan se lënda narkotike ishte e ndarë në 50 pako në çanta udhëtimi, ndërsa pesha totale e lëndës narkotike të papërpunuar, është 61 kg dhe 790 gram si dhe  një revolver dhe 21 fishekë.

Në automjetin e bllokuar ishin dy persona, një 31 vjeçar shqiptar, shofer i mjetit dhe e dashura e tij greke, 31 vjeçe, të cilët u arrestuan dhe u dërguan në Prokurorinë e Kosturit.

Trafiku i drogës nga kufiri i gjelbër vijon të jetë një problem tejet shqetësues për policinë helene.

Të tjera

Abissnet