Kapen 6 kg kokainë në Itali, ja ku e kishte fshehur shqiptari

Një sasi e konsiderueshme droge është kapur mesnatën e kaluar nga autoritetet italiane. Operacioni antidrogë është zhvilluar në Bolonja të Italisë, ndërsa në pranga ka përfunduar një 33-vjeçar shqiptar.
Bëhet fjalë për një aksion policor ku janë sekuestruar 6 kilogramë kokainë e pastër.
Shqiptari 33-vjeçar mësohet se ishte korrieri që po transportonte drogën. Ai ishte rezident në Treviso. Arrestimi i tij është bërë gjatë një kontrolli rrugor, ku i është kapur edhe sasia e drogës.
Droga ishte ndarë në pako dhe e fshehur poshtë sediljeve të makinës. I riu është dërguar në qeli dhe është në pritje të masës së sigurisë.
Sipas medias italiane, droga ishte e destinuar për sheshet e Bolonjës, ku do të shitej në doza.

Të tjera

Abissnet