Kaos në Kaliforni, 18 viktima nxirren nga balta (VIDEO)

Publikuar më 13. 01. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Përmbytjet masive të ndodhura ditët e fundit në Kaliforni, kanë sjellë vdekjen e 18 personave, ndërsa po punohet ende për të nxjerrë të tjera kufoma që kanë mbetur poshtë gërmadhave dhe baltës.
Autoritetet vendase theksojnë se pesë persona vazhdojnë ende të jenë të zhdukur, të moshës 20-30-vjeçare.
Sipas BBC, në mesin e viktimave janë katër fëmijë, duke përfshirë një vajzë 3-vjeçare që vdiq së bashku me nënën e saj.
Për gjetjen e viktimave janë angazhuar rreth 1200 punonjës të Emergjencave Civile. Këta të fundit kanë bërë të ditur se kërkimet bëhen nën 15 metra gërmadhash apo baltë, të cilat janë shkaktuar si pasojë e përmbytjeve në vend.

Po ashtu, në terren janë nxjerrë qentë e kërkimit, dronët dhe automjetet ushtarake. Situata në Kaliforni paraqitet mjaft e rënduar, por ky fakt nuk ka bërë që autoritetet vendase të humbin shpresat për të shpëtuar banorët apo për të gjetur trupat e pajetë poshtë baltës.
“Ne kemi një dritare që po mbyllet, por ne jemi ende shumë optimistë. Ka pasur shumë raste ku i kanë gjetur njerëzit një javë më pas”, është shprehur zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve në Santa Barbara, Mike Eliason.
Shtëpi të shkatërruara nga gurë të mëdhenj dhe makina të shtypura në rrugë, shihen gjithandej.
Furnizimet me gaz dhe energji elektrike pritet të ndërpriten në zonën e Santa Barbara.
Përmbytjet masive ndodhën papritur ditën e martë, ku si pasojë dëmet në Santa Barbara janë mjaft të mëdha, si në njerëz ashtu edhe në materiale.

Pas gjendjes së rëndë të krijuar në zonë, autoritetet vendase kanë publikuar edhe emrat e viktimave, të identifikuar si:
Jonathan Benitez, 10 vjeç
Kailly Benitez, 3 vjeç
Joseph Bleckel, 87 vjeç
Peeraëat Sutthithepn, 6 vjeç
Martin Cabrera-Munoz, 48 vjeç
David Cantin, 49 vjeç
Saëyer Corey, 12 vjeç
Peter Fleurat, 73 vjeç
Josephine Goëer, 69 vjeç
John McManigal, 61 vjeç
Alice Mitchell, 78 vjeç
James Mitchell, 89 vjeç
Mark Montgomery, 54 vjeç
Caroline Montgomery, 22 vjeç
Marilyn Ramos, 27 vjeç
Rebeça Riskin, 61 vjeç
Roy Rohter, 84 vjeç
Richard Taylor, 67 vjeç