“Më kanë thënë që je pak diktator”, ja si i përgjigjet Panuçi, Adi Krastës

Publikuar më 23. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Kristian Panuçi ishte i ftuari special në natën e dytë të festivalit të këngës në RTSH. Italiani i është përgjigjur pyetjeve të prezantuesit Adi Krasta, ku nuk kanë munguar as ngacmimet.
Një pyetjet e Krastës ishte se kishte dëgjuar që Kristian Panuçi është pak “diktator” me lojtarët, por trajneri tha se në sport ka rregulla.
“Unë mendoj se edhe sporti si vetë jeta do rregulla për të pasur rezultate. Ne përfaqësojmë një vend të rëndësishëm që po rritet. Unë shikoj çdo ditë njerëz të lirë në Shqipëri dhe dua një skuadër të lirë dhe që të luajë futboll”, tha Panuçi.