A kanë lidhje lëvizjet në prokurorinë e Elbasanit me dosjen Xibraka? Ja çfarw thotë gazetari

Publikuar më 10. 01. 2018 nga Dionis Xhafa

A kanë lidhje lëvizjet e fundit nga kryeprokurorja Arta Marku në prokurorinë e Elbasanit me dosjen mjaft të bujshme të kokainës së Xibrakës? Gazetari Trashgim Sokolaj, mendon që jo duke dhënë edhe arsyet.

Pjesë nga deklarata:

Hila: Mendon që ka lidhje çështja Xibraka me heqjen e zt.Gina nga Elbasani?

Sokoli: Nuk mendoj se ka lidhje. Nuk ka lidhje fare. Xibraka është hetuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda jo në Elbasan. Xibraka është në fazën e gjykimit. Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nuk ka procedim të ndarë për dosjen Xibraka. Është dërguar ai grup i evidentuar në gjyq. Xibraka ka shumë probleme të tjera. Rasti më i fundit i Gjykatës së Apelit thotë se ndërhyrja e policisë ka qenë e nxituar. Nuk janë kapur personazhit kryesor të grupit. Ka pasur dekonspirim. Gjykata ka konstatuar se është gjetur vetëm 10% e lëndën.