×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Kandidatët e PD për deputetë në “vetting”/ Do deklarojnë nëse kanë marrë drogë apo kanë frekuentuar psikologun

Rreth 3600 emra të propozuar nga anëtarësia e PD-së si kandidatë për deputetë dhe kryebashkiakë, do kalojnë përmes filtrit të kontrollit nga Komisioni i Vlerësimit.

Nga data 3 Gusht, 5 anëtarët e komisionit, kanë nisur punën, duke vlerësuar pastërtinë e figurës së kandidatëve. Këtyre të fundit iu është dashur të plotësojnë një formular të gjatë ku kanë parashtruar detaje nga arsimimi e deri të aktiviteti i tyre shoqëror e politik. Ky është një proces mirëfilli vetting-u të cilit po i nënshtrohen kandidatët e PD.

Në formular bie në sy një seksion i veçantë, në të cilin të gjithë kandidatët duhet të përgjigjen nëse kanë qenë ose jo të përfshirë në veprimtari politike gjatë periudhës së komunizmit nga data e çlirimit të vendit, 29 nëntor 1944 deri më 2 korrik 1991.

Kandidati duhet të tregojë nëse ka qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë dhe strukturave të tjera të PPSH-së, punonjës apo bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, si dhe pjesë Ministrisë së Brendshme apo gjykatave dhe hetuesisë së periudhës së komunizmit.

Duket se demokratët duan të jenë tejet të kujdesshëm me përfaqësimin në zgjedhjet e ardhshme.

Nisur nga fakti se luftën kundër kultivimit, trafikut dhe përdorimit të narkotikëve PD e ka shndërruar në kalë beteje në luftën e saj politike, kandidatëve u kërkohet në tregojnë nëse kanë përdorur substanca të paligjshme narkotike ose kanë varësi nga alkooli.

Pyetjet janë konkrete, dhe të gjithë duhet të rrëfejnë nëse janë përfshirë ndonjëherë në blerjen, prodhimin, kultivimin, trafikimin, transferimin, marrjen, apo shitjen, e substancave të paligjshme narkotike. E po ashtu, kandidatët duhet të tregojnë nëse janë përdorues të rregullt të alkoolit, deri në atë masë sa përdorimi të ketë pasur ndikim negativ në performancën profesionale, jetën private, financat, apo aq sa ndonjëherë ka qenë e nevojshme ndërhyrja e organeve përgjegjëse apo personelit të sigurisë.

Formulari i vetëdeklarimit, përfshin edhe atë pjesë që lidhet me procesin e dekriminalizimit. Në kapitullin IV, që ka të bëjë me të dhënat mbi gjendjen gjyqësore, kandidatët duhet t’i përgjigjen pyetjes nëse jenë dënuar ndonjëherë me vendim gjyqësor të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj. E po ashtu, nëse janë dënuar ndonjëherë me vendim gjyqësor jopërfundimtar, nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj. Gjithashtu, kujdes është treguar edhe në faktin nëse kandidati është gjobitur ndonjëherë për mospagim të taksave.

Edhe aspekti emocional dhe psikologjik i kandidatëve do vlerësohet seriozisht, pasi atyre u kërkohet të tregojnë nëse janë konsultuar ndonjëherë me një psikolog dhe/ose psikiatër në lidhje me gjendjen tuaj emocionale ose mendore, apo a keni qenë ndonjëherë i shtruar në institucionet shëndetësore për këtë arsye?

Ndër shumë tw tjera, përgjigje duhet të jepen edhe pyetjeve nëse janë pranuar ndonjëherë dhurata me vlerë mbi 10 mijë lekë apo trajtime preferenciale të ofruara për shkak të ushtrimit të një funksioni publik, si dhe nëse kandidati ka vesin e bixhozit.
Këto pyetje e dhjetëra të tjera do të mbajnë të mbërthyer Komisioni e Vlerësimit, I cili në fund të procesit do hartojë listën e kualifikuarve.

Në formularin e vetëdeklarimit theksohet se Komisioni i Vlerësimit, pas verifikimit të deklarimeve të pasakta ose të pavërteta, i propozon strukturave të PD, të ndërpresë çdo funksion që mbajnë individët, të cilët kanë falsifikuar të dhënat e tyre personale.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lista/ Emrat që votohen nga anëtarësia e PD në qarkun e Dibrës të kandidatëve për deputetë

Lista/ Emrat që votohen nga anëtarësia e PD në qarkun e Dibrës të kandidatëve për deputetë

Publikuar më 25.09.2020
Nesër në Qarkun e Dibrës do të votohet për kandidatët që do ...

Nesër në Qarkun e Dibrës do të votohet për kandidatët që do të përfaqësojnë Partinë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme. Votimet zhvillohen nga ora 10.00 deri në orën 18.00. Lista me emrat që kanë marrë vlerësimin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, sipas udhëzimit do ti nënshtrohet votimit të antarësisë: Dega Mat, Qarku Dibër, lista […]

Lexo më shumë

Ambasadorja e SHBA përsërit apelin për Edi Ramën dhe Lulzim Bashën: Jeni pala përgjegjëse

Ambasadorja e SHBA përsërit apelin për Edi Ramën dhe Lulzim Bashën: Jeni pala përgjegjëse

Publikuar më 24.09.2020
Ambasadorja e SHBA në vendin tona, Yuri Kim, ka apeluar edhe...

Ambasadorja e SHBA në vendin tona, Yuri Kim, ka apeluar edhe një herë kryetarët e dy partive më të mëdha në vend, Edi Rama dhe Lulzim Basha që tu përmbahen angazhimeve të marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore. “Ne i kujtojmë kryeministrit Edi Rama, Lulzim Bashës dhe të gjithë udhëheqësve të tjerë të gjitha […]

Lexo më shumë

PD nxjerr emrat e kandidatëve për deputet të qarkut Kukës

PD nxjerr emrat e kandidatëve për deputet të qarkut Kukës

Publikuar më 24.09.2020
Parita Demokratike ka publikuar listën e deputetëve të qarku...

Parita Demokratike ka publikuar listën e deputetëve të qarkut Kukës. Qarku i Kukësit ka një numër të konsiderueshëm të deputetëve të PD-së. Sot anëtarët e PD janë thirrur të votojnë në bllok për listën e kandidatëve ose të refuzojnë një prej tyre. Me vendim të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, lista e kandidatëve që sipas […]

Lexo më shumë

“Ka përpjekje për të manipuluar zgjedhjet”/ Eksperti gjerman: Rama nuk është në kontakt me realitetin, po luan kumar me të ardhmen e Shqipërisë në BE

“Ka përpjekje për të manipuluar zgjedhjet”/ Eksperti gjerman: Rama nuk është në kontakt me realitetin, po luan kumar me të ardhmen e Shqipërisë në BE

Publikuar më 24.09.2020
Cila do të jetë e ardhmja e Shqipërisë pas periudhës së pand...

Cila do të jetë e ardhmja e Shqipërisë pas periudhës së pandemisë? A ka shanse Shqipëria t’i mbijetojë recesionit që e ka prekur? Si paraqitet e ardhmja politike e vendit? Këto janë disa pyetje që marrin përgjigje nga ana e këshilltarit ekonomik gjerman, Martin Henze Erjon Dervishi Situata e pandemisë në Shqipëri pritet të ketë […]

Lexo më shumë

Shtyhet data e mbledhjes Kosovë-Shqipëri, kryeministri Hoti tregon pse u mor ky vendim

Shtyhet data e mbledhjes Kosovë-Shqipëri, kryeministri Hoti tregon pse u mor ky vendim

Publikuar më 23.09.2020
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë me dije se ësh...

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë me dije se është shtyrë data e mbledhjes së mes dy qeverive. Sipas kreut të qeverisë Hoti, mësohet se shkak është bërë seanca e Kuvendit të Kosovës. Mes Hotit dhe Ramës është dakordësuar se datat më e mirë e mundshme, do të jetë 2 tetori. “Për shkak të […]

Lexo më shumë

Ish-të përndjekurit i kërkojnë Partisë Demokratike 24 mandate deputetësh

Ish-të përndjekurit i kërkojnë Partisë Demokratike 24 mandate deputetësh

Publikuar më 23.09.2020
Ish-të përndjekurit politik i kanë paraqitur një listë Parti...

Ish-të përndjekurit politik i kanë paraqitur një listë Partisë Demokratike ku kërkojnë që emrat në fjalë të përfshihen si deputetë. Dokumenti i nënshkruar nga Besim Ndregjoni, kërkon nga PD-ja në lista 24 emra në 12 qarqet e vendit. “Ne sot e kërkojmë këtë parcelë kombëtare të skaliten 4500 emrat e të pushkatuarve dhe të zhdukjes […]

Lexo më shumë

Opozita e bashkuar i drejtohet OSBE/ODIHR: Këto janë 5 pyetjet që kërkojnë përgjigje

Opozita e bashkuar i drejtohet OSBE/ODIHR: Këto janë 5 pyetjet që kërkojnë përgjigje

Publikuar më 22.09.2020
Opozita e Bashkuar paraqiti në mbledhjen e Këshillit Politik...

Opozita e Bashkuar paraqiti në mbledhjen e Këshillit Politik një kërkesë konkrete për të marrë asistencën e OSBE\ ODIHR për disa çështje themelore për të cilat palët nuk bien dakord. Deri tani, PS ka refuzuar t’i bashkohet kërkesës, duke përdorur “sovranitetin” si argument kundër përfshirjes së OSBE/ODIHR, megjithëse kjo është pjesë e marrëveshjeve për reformën […]

Lexo më shumë

Përkujtimi i 75-vjetorit të OKB-së, Meta: Gur themeli bashkëpunimi, Shqipëria përqafoi e zbatoi parimet e kësaj organizate

Përkujtimi i 75-vjetorit të OKB-së, Meta: Gur themeli bashkëpunimi, Shqipëria përqafoi e zbatoi parimet e kësaj organizate

Publikuar më 21.09.2020
Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi se Organizata e ...

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi se Organizata e Kombeve të Bashkuara është një gur themeli bashkëpunimi shumëpalësh. Gjatë fjalës së tij në takimin e Nivelit të Lartë të Përkujtimit të 75-vjetorit të themelimit të OKB, kreu i shtetit pohoi se shqiptarët besojnë thellësisht te kjo organizatë. Meta, në takimin me temë “E ardhmja që […]

Lexo më shumë