Kanabisi/ Deklarata e fortë e deputetit: Prokurorin e Matit desh e vranë

Publikuar më 15. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, i ftuar në emisionin “360 Gradë” në “Ora News” ka folur në lidhje me situatën politike dhe kanabizimin e vendit.

Deputeti i LSI-së në debat me deputetin e Partisë Socialiste, Ilir Beqaj ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se Prokurorin e Matit për pak e kanë vrarë kur ka ndërhyrë për çështjen e kanabisit.

Më tej Spahiu tha se në qarkun e Dibrës nuk ka pasur kultivim të kanabisit, por në kohën e qeverisjes së Edi Ramës kjo gjë është përhapur ndjeshëm.

Nga ana tjetër deputeti i PS-së tha se kjo nuk është e vërtetë, por Spahiu vazhdoi duke përmendur edhe emrat e disa fshatrave ku sipas tij u shtua kultivimi i kanabisit.

Pjesë nga debati

Spahiu: Në takimin me ambasadorin u ngrit shqetësimi i kanabizimit, i drogës, fenomen që në Dibër nuk kishte ndodhur.

Beqaj: Më trego zonat ku është mbjellë

Spahiu: E dinë të gjithë fshatrat që nuk shkonin dot të bënin dru, e dinë dibranët

Beqaj: Jo mo, thuaj. Nuk ka

Spahiu: Nëse nuk ka, dakord

Beqaj: Thuaj një fshat, një lagje. Ta thotë fshatin ku ka kanabis se jemi përpara opinionit

Zhaji: Po lere ta thotë

Spahiu: Në Bulqizë jo dhe aq, se është një kryetar bashkie që nuk merret me ato punë

Beqaj: Thuaje ku është emri i fshatit

Spahiu: Po e dinë shumë mirë dibranët që ajo fara vietnameze që futët ju nuk ju përshtat

Beqaj: Thuaj fshatin

Spahiu: Unë nuk them se jam nga Dibra

Beqaj: Atëherë mos manipulo

Spahiu: Sepse nëse në ato fshatra ka ndodhur një fenomen i tillë dhe dibranët e kanë lejuar mua më vjen shumë keq për ata

Beqaj: Nëse ke informacion për krim si qytetar, dhe më shumë si deputet duhet ta denoncosh.

Spahiu: Ore ty të shkoi prokurori i Matit dhe desh e vranë të shkretin, i thanë edhe kolegët e vet nuk është puna jote, është policia që merret. Iu tha ambasadorit që në Dibër në gjithë këto të mira që na ke sjellë në 1998 rasti i vetëm që është kapur është me 3 bimë dhe sot deri para 6 muajsh kishim mbjellje masive. Po i marr emrat e të gjithë fshatrave Erebar, Muhur, Luzni të gjitha zonat ku ka male dhe u nda në parcela dhe pse u nda, për 2016 dhe 25. Kjo ishte marrëveshja.