Kamerat e smartfonëve mund të “shohin” së shpejti përtej mureve

Publikuar më 13. 10. 2017 nga Eno Shkëmbi

Sofistikimi i teknologjisë dhe përdorimi i laserave do të bëjë të mundur në një kohë jo të largët shikimin përmes mureve.

Shkencëtarët nga MIT kanë zhvilluar sistemin “CornerCamera”, i cili përdor kamera të zakonshme të smartfonëve për të parë se çfarë ndodhet prapa këndeve përmes ndryshimit të butë në drita dhe hije.

Shpikja mund të ketë dobi praktike pasi mund të ndihmojë për shembull zjarrfikësit për të parë nëse ka njerëz në ndërtesa apo automjete, ndërkohë që ato digjen nga zjarri.

Ideja bazë është e thjeshtë, çdo objekt reflekton dritën dhe mandej analizon me kujdes dritën në sipërfaqe, dhe në afërsi të ndonjë këndoi mund të shihet nëse diçka lëviz.

Ndryshimet janë të padukshme për syrin e njeriut, por shkencëtarët kanë arritur t’i shohin përmes analizimit ose përshtatjes së xhirimeve me kamera të zakonshme, sikurse janë kamerat e modelit iPhone 5S.