
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ksamilin dhe Shqipërinë. Elidon Xhaferri ka përdhunuar vajzën e bashkëshortes së tij, Elentina Xhaferri. Vajza e mitur, vetëm 13 vjeçe, vuante që prej moshës 9-vjeçare abuzimet seksuale dhe përdhunimet nga Elidoni. Ky i fundit shfrytëzonte momentet kur Elentina ishte në punë, largonte djalin e vogël nga shtëpia dhe abuzonte nën kërcënim me vajzën.
Elentina ka dhënë një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku ka treguar se Elidoni i kërkonte ta lante vajzën dhe ajo mendonte se e bënte si baba.
“Ai “kapte” vajzën sa herë unë largohesha nga shtëpia. Nuk e kisha kuptuar. Më kërkonte të lante vajzën, mendoja se e bënte si baba. I kërkova të vizitoja vajzën te gjinekologu sepse pashë diçka, nuk më lejoi. Vajza erdhi dhe më tregoi te puna, më pasi i tha motrës time. Elidoni e pranoi se përdhunonte vajzën time pasi i ballafaqova”,-tha ajo.
Nëna e 13-vjeçares ka shtuar se Elidoni nuk e lejonte të qëndronte shumë me djalin e saj, pasi nuk e donte.
“Jam shumë e shkatërruar. Kur më mori në telefon motra e më tha a nuk e kuptove se burri të përdhunon vajzën. Kur më erdhën te puna i thashë vajzës ‘ça po shpik”. Më tha e di që sdo me besoje, dhe Elidoni më kërcënonte: “Do të të ther mamin, do të të largoj nga vëllai”. Elidoni erdhi te puna e më pyeti ku e ke vajzën, e gënjeva se mund të kuptonte ndonjë gjë. Vajzën e kisha aty, por i thashë po merret me detyrat e anglishtes. Pastaj fola me vajzën, e më tha më bëj kamer të shohësh se po them të vërtetën. Kur shkova në shtëpi, mendova më gjatë.
Elidoni më tha çfarë ke për të thënë. I thashë mos ke t’i ndonjë gjë për të më treguar. Pastaj nisa duke folur për lajmet që dëgjojmë për përdhunimet e njerkut e më thotë: “Mos po thua se kam shkuar me vajzën”. Ti po e ke bërë thuaj, i thashë”,-vijoi Elentina.
Kjo e fundit tregon se ka pyetur vajzën se si nisi dhe ajo i ka thënë: “Ka nisur duke e prekur në gjëra intime dhe i thashë rri larg”.
“Vajza thotë se në moshën 9-vjeçare ka nisur me ngacmime me duar , e në moshën 10-vjeçare ka nisur përdhunimi. Kur unë ikja në punë ai mbyllte derën me çelës dhe më i thoshte vajzës të hesht, po fole do të të vras. Kam parë pika gjaku, i thashë a të kanë ardhur periodat, e më thoshte jo. Kur i thosha ndonjë gjë vajzës, ai thoshte lëre vajzën, pse do ta largosh nga unë, t’i thuash se nuk jam babai i saj?”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply