Kalonin njerëzit në mënyrë të paligjshme në kufi, pranga dibranëve

Policia ka arrestuar disa dibranë, për shkak se kanë kaluar njerëzit në mënyrë të paligjshme në kufi. Në pranga kanë rënë disa persona, ndërsa policia e njoftoi ngjarjen.

“U arrestua në flagrancë shtetasi S.D., vjeç 35, banues në fshatin Hotesh, dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasit G.R., A.P., dhe F.M., vjeç 38, 30 e 16, banues në Kamëz Tiranë; Muhur, Dibër dhe në Hotesh, Dibër, pasi në brezin jeshil të SPKM Bllatë, S.D., u kap duke u dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror shtetasve G.R., A.P., dhe F.M. Nenet 297 e 298 të Kodit Penal”, njoftoi policia.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet