Kalon Portugalia pas “ruletës ruse” të penalltive

CaptureKualifikohet Portugalia në gjysmëfinale. Polonia tradhtohet nga Blazerovski. Ky është verdikti i çerekfinales së parë të Europianit. Nuk ka fituar asnjë ndeshje në 90 minuta, por Portugalia e Ronaldos, Kuarezmës dhe Nanit kualifikohen për në gjysmëfinalet e Europianit duke eliminuar me penallti Poloninë e Robert Levandovskit. Një ndeshje e mbyllur në barazim 1-1 në 120 minuta lojë, me portugezët që barazojnë rezultatin e minutës së dytë. Dhe më pas luftë që sjell vetëm penalltitë për të nxjerrë fituesin. Të parët që shënuan ishin Ronaldo dhe Levandovski që goditën të parët. Ai që humbi penalltinë e vetme ishte Blazerovski për polakët, ndërsa 11-metërshin vendimtar e shënoi për portugezët Kuarezma. Loja e rregullt u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1.

Gjithçka u fiksua në pjesën e parë. Ende pa nisur mirë ndeshja, Polonia ka gjetur rrugën e golit duke befasuar Portugalinë. Ishte futbollisti më i mirë i Polonisë, Robert Levandovski, i cili shënoi pas një asistimi nga Kamil Grosiçki. Goli erdhi në minutën e dytë të takimit. Por, më pas portugezët nuk reshtën me sulme të njëpasnjëshme dhe si rezultat i kësaj, barazuan rezultatin brenda 45 minutshit të parë. Ishte mesfushori i ri i talentuar, Renato Sançez, i cili shënoi një gol të bukur nga jashtë 16-metërshi. Goli erdhi në minutën e 33-të të takimit pas një topi të asistuar nga futbollisti më i mirë i Portugalisë në këtë kampionat, Luis Nani. Megjithëse në pjesën e dytë e kërkuan rrugën e golit, te dyja ekipet respektive nuk arritën të realizonin gol dhe kështu, takimi përfundoi i barabartë, 1-1.

Dy raste që vlen të theksohet në pjesën e dytë i kishte Kristiano Ronaldo, i cili nuk u tregua i saktë para portës së portierit polak, Lukas Fabianski. U zhvillua edhe koha shtesë, dy herë nga 15 minuta për të përcaktuar fituesin, por në fund ishin penalltitë që vendosën portugezët si të kualifikuarën e parë në gjysmëfinalet e Europianit, duke pritur fituesen mes Belgjikës dhe Uellsit. Për t’u veçuar mesfushori me tipare sulmuese të Portugalisë Renato Sançez ka shënuar golin e barazimit kundër Polonisë në minutën e 33-të takimit. Kjo ka bërë që 18-vjeçari të hyjë në histori të evropianit të sivjetmë si lojtari më i ri që ka shënuar në këtë garë prestigjioze për kombëtare. Sançez për më pak se dy muaj mbush 19 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet