Kallëzimi i rremë për atentat, gjykata nis gjyqin ndaj Tom Doshit, Mark Frrokut dhe Durim Bamit

Gjykata Penale e Tiranës nisi dje procesin gjyqësor ndaj deputetit Tom Doshi, ish-deputetit Mark Frroku dhe Durim Bamit. Ata janë vënë nën akuzën e “Kallëzimit të rremë” kryer në bashkëpunim, për një atentat të pretenduar nga ana e Tom Doshit. Ai në atë kohë akuzonte tashmë Ilir Metën, tashmë president se kishte porositur një atentat për të bërë eliminimin e tij fizik. Seanca e djeshme u shty pasi avokati i Mark Frrokut dhe Tom Doshit nuk kishin prokurë të posaçëm për përfaqësim në këtë çështje. Gjithashtu, avokati i Mark Frrokut, Tonin Prendi pretendoi se i mbrojturi prej tij nuk kishte dijeni për seancën, ndërsa gjykata ia kishte dërguar njoftimin dhe fletëthirrjen në adresën e burgut të Fierit. Kujtojmë se Frroku u lirua rreth një javë më parë, pasi kishte kërkuar që pjesën e mbetur të dënimit, ta vuante me një masë më të lehtë. Në këto kushte, në gjykatë nuk kishte mbërritur asnjë përgjigje nga i pandehuri Mark Frroku. Më tej, avokati i deputetit, Tom Doshi, Vladimir Meçi, tha se ai kishte një prokurë të para dy viteve, pasi edhe çështja është shumë e vjetër dhe për këtë, ai kërkojë shtyrje të seancës, për të marrë një tjetër prokurë. Më tej shtoi se klienti i tij ishte jashtë shtetit dhe për këtë nuk mund të vinte në seancë, ndërsa Tom Doshi sot u pa në ambientet e Kuvendit. “Për arsye urgjente, klienti im është jashtë shtetit dhe prandaj mungon në seancë. Doshi ka ndryshuar qëndrim në lidhje me procesin dhe mund të kërkojmë gjykimin e shkurtuar.”-tha Meçe. Gjithashtu, edhe avokati i Mark Frrokut, la të kuptohej që ndoshta në seancën e radhës do të kërkojnë gjykim të shkurtuar. Në lidhje me mungesën e dy prej të pandehurve, më konkretisht të Tom Doshit dhe Durim Bamit, prokurorja e çështjes, Elsa Miha, kërkoi që herën tjetër të bëhej shoqërim i detyruar, pasi sipas saj, ata kishin dijeni dhe pavarësisht kësaj nuk kanë ardhur në seancë. Por, kjo kërkesë e prokurores është rrëzuar nga gjykata. Seanca e radhës do të zhvillohet në datën 5 qershor, ora 12:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet