Ka thyer duart dhe brinjët, efektivi i RENEA-s në pritje të helikopterit (FOTO)

Foto 1 nga 4 Pas Para

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja që ndodhi sot në Theth të Dukagjinit, ku efektivi i RENEA-s Bledar Beluli u rrëzua në greminë.

Mësohet se efektivi ka thyer duart dhe brinjët ndërsa mendohet se ka dëmtime edhe në pjesën e legenit dhe është në një situatë të vështirë.

Banorët ndodhen në vendngjarje, ndërsa bëjnë me dije se e vetmja mënyrë për ta shpëtuar është helikopteri, pasi në të kundërt i rrezikohet jeta. Efektivi ka rënë 100 metër poshtë një shkëmbi në një terren tejet të thepisur që nuk lejon as ecjen me këmbë.

Përpos banorëve, drejt vendngjarjes janë nisur edhe një grup i FNSH Shkodër. Ndërkaq po pritet helikopteri që mund ta shpëtojë nga ajri, duke ulur me litar barelën, me ndihmën e banorëve.

Këta të fundit kanë ndezur edhe një zjarr pasi në zonën ku efektivi ka rënë është ftohtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet