Ka shpresë, 33 të kuruar nga koronavirusi mes tyre edhe 4 mjekë

Mes 33 personave të shëruar deri në këto momente, gjashtë të shëruar janë mjekë dhe infermierë.

Pas mjekut në spitalin e Durrësit dhe infermierit në spitalin “Shefqet Ndroqi”, edhe katër mjekë dhe infermierë të spitalit “Shefqet Ndroqi” rezultojnë të shëruar.

Janë konfirmuar negativë në të dy testimet deri tani 3 mjekë dhe 3 infermierë. Por stafi do të vijojë të jetë i vetëkarantinuar edhe për një periudhë 14-ditore.

“Mbrojtja e personelit mjekësor është përparësi e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët testohen në çdo rast të dyshuar”, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet