Ka gatuar për Cristiano Ronaldon! Kush është kuzhinieri i famshëm shqiptar që vjen në “Hell’s Kitchen”

Lajmi se shefi i kushinës, Renato Mekolli, është larguar nga emisioni i përjavshëm “Hell’s Kitchen” u përhap shumë shpejt, madje një gjë të tillë e ka thënë edhe vetë shefi i programit televiziv në “Instastory”, ku shkruan:

“Disa mbase do gëzohen, disa do mërziten! Vazhdimit nuk i dihet… Fund…”

Vetë televizioni “Top Channel” bëri të ditur se një shef nga Athina do të jetë të premten në “Hell’s Kitchen”, duke mos dhënë shumë informacion për të.

Për të gjithë ju që keni kureshtje, “Shekulli” ju jep disa detaje më shumë për shefin e ri shqiptar, i cili punon dhe jeton prej shumë vitesh në Greqi.

Ai quhet Alsi Sinanaj dhe është një nga kuzhinierët më të njohur dhe të kërkuar në shtetin fqinj, ai ka gatuar për disa nga personazhet më të famshme në botë dhe një ndër ta është edhe ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo.

Alsi është nga Vlora dhe ka emigruar Greqi që fëmijë, ai u rrit dhe arsimua atje dhe si fillim ka punuar si elektricist, por më pas iu fut rrugës së gastronomisë duke rezultuar padyshim një ndër më të mirët. Tanimë i riu ka ndërtuar një emër dhe biznes në Greqi.

Edhe vetë Alsi Sinanaj e ka bërë të ditur lajmin se do të jetë pjesë e ekranit, për të marrë vëmendjen e të gjithë publikut shqiptar, edhe pse ndoshta shumë nga ju nuk e njihni. /D.G

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet