Juncker: Vendet e Ballkanit nuk bëhen pjesë e BE-së deri në tetor të 2019

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një mbështetje të gjerë për shpejtimin e ritmit të pranimit si anëtare të BE-së. Zyrtari i lartë europian Jean Claude Juncker deklaroi në një intervistë për “Deutsche Welle”, se këto vende e meritojnë një perspektivë anëtarësimi në BE, por kjo gjë sipas tij nuk do të ndodhë gjatë mandatit të tij. Mandati i Juncker përfundon tetorin e vitit 2019.
Ai vetë e sheh si pozitiv faktin që Sofja e ka kthyer Ballkanin Perëndimor në njërën prej pikërëndesave të Presidencës së saj
Sipas tij Bullgaria është shumë e përshtatshme për të ndërtuar ura drejt Ballkanit Perëndimor, sepse e njeh këtë rajon, e njeh kulturën, e gjuhët e tij dhe ka pasur edhe vetë një proces të suksesshëm aderimi dhe sipas tij, qeveria bullgare ka hedhur disa hapa të rëndësishëm në këtë drejtim, sepse samiti i vendeve të rajonit Perëndimor në Sofje në 17 maj do të jetë një prej zhvillimeve më të rëndësishme.
Në një letër të përbashkët të 12 shteteve të bllokut, të siguruar nga “Koha Ditore” lidhur me zgjerimin ndaj rajonit dhe një kontribut të përbashkët nga Suedia dhe Finlanda, kërkohet që t’i vihet në ndihmë vendeve ballkanike në rrugën e tyre drejt BE-së, ama insistohet në të njëjtën kohë që të mos u bëhen lëshime përsa i takon kushteve.

Të tjera

Abissnet