Juncker ia bën të qartë Turqisë: S’ka integrim për sa kohë gazetarët mbahen në burg

Bashkimi Evropian dhe Turqia nuk do të kenë progres në marrëdhëniet mes tyre për sa kohë Ankaraja do të vijojë të mbajë gazetarë në burg.

Deklarata e fortë është bërë sot nga presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker. “Turqia po u largohet ambicieve të saja evropiane të së shkuarës dhe na mbetet të shohim se çfarë progresi do të bëjë në muajit në vijim. Por nuk do të ketë asnjë lloj progresi për sa kohë që ka gazetarë në burgjet turke”, tha Juncker në një konferencë për media.

Autoritetet në Turqi kanë burgosur më shumë se 50 mijë njerëz dhe kanë mbyllur rreth 130 media. Rreth 160 gazetarë janë burgosur, raporton Bashkimi i Gazetarëve Turq.

Të tjera

Abissnet