Ju prezantojmë me sirenën e vërtetë (FOTO)

Publikuar më 18. 10. 2017 nga Elidona Syla

E frymëzuar nga “Sirena e Vogël” kur ishte vetëm 5 vjeç, Katrin Gray e dinte se një ditë do bëhej sirenë, dhe ëndrra e saj u bë realitet.

“Ajo që unë pëlqej në këtë punë është qëndrimi nën ujë, sidomos kur rreth meje ka krijesa të mëdha deti, E di që jam njeriu i vetëm i çmendur në botë që notoj me peshkaqen apo peshkun tigër, teksa kam veshur një bisht sirene”, thotë Katrin.

Sipas “Daily Mail”, pasi u bë një instruktore zhytjeje, Katrin nga Perth i Australisë, ra në dashuri me botën nënujore dhe iu kujtua ëndrra e saj e fëmijërisë.

Pasi mësoi mirë teknikat e zhytjes dhe bëri bishtin e saj të parë prej sirene me neopren dhe laterx, Sirena Kat lindi më 2012. Gjithashtu ajo shprehet seka qenë me fat, pasi ka udhëtuar në shumë vende të bukura të botës me punën e saj, si në Egjipt, Detin e Kuq dhe Bahamas.