Ju nga se keni frikë? Këto janë fobitë më të shpeshta

Në çdo rast fobitë provokojnë siklet dhe ankth që vështirë se mund të kontrollohet tek shumë njerëz. Është e sugjerueshme të jeni të informuar dhe t’i krijojmë vetës kushtet të tilla që mos të kaloni situata të pakëndshme. Frikërat e njeriut janë të emëruara shkencërisht, disa prej tyre janë shumë të përhapura, e disa të tjera hasen më rrallë.

Më poshtë ju rendisim disa nga fobitë që kanë njerëzit:

Frika nga fluturimi – Quhet “aerofobia” dhe është terrori i pakontrollueshëm ndaj udhëtimit me avion.

Është më e përhapur nga sa mendohet,  për të luftuar me këtë fobi është e udhës terapia psikologjike mbi sjelljen dhe kurset e organizuara nga kompanitë ajrore.

Mjekër frikësuese – Quhet “pogonofobia” dhe tregon frikën ndaj fytyrës mashkullore që rrethohet nga mjekra e parruar.

Shiringa të frikshme – “Belonefobia” është një tjetër frikë e përhapur, që ka të bëjë me objektet me majë të mprehtë ose prerëse. Ndryshe quhet edhe “aichmofobia”, dhe mund të jetë një problem edhe kur merr një analizë të thjeshtë gjaku.

Merimanga- “Aracnofobia” është shumë e njohur. Mund të paraqitet me nivele të ndryshme intensiteti. Nga një frikë e thjeshtë deri në terror të pakontrollueshëm dhe të shkaktojë sulme të vërteta paniku.

Frika…nga frika – Quhet “panofobia” dhe është tmerri që ndjen dikush nga fakti se mund të frikësohet.

Frika nga ngjyrat- Kështu e mendon, ai që vuan nga “kromatofobia”, apo e thënë ndryshe “frika nga ngjyrat”.

Frikë nga kllounët – Zakonisht hunda e tyre e kuqe, goja gjigande dhe fytyra e bardhë shkaktojnë të qeshura. Por, kush vuan nga “coulrofobia”, dridhet nga frika.

Frika nga përbindëshat – Nuk i përket vetëm fëmijëve: Frika nga përbindëshat dhe fantazmat godet edhe të rriturit. Quhet, me terma angleze “bogyphobia”  dhe pak rëndësi ka nëse e dimë se formohet në baza irracionale.

Mos më prek – Mund të duket një sjellje arrogante dhe mendjemadhësie, por kush vuan nga “afefobia” është i terrorizuar nga kontakti fizik me të tjerët. Frika nga prekjet dhe nevoja ekstreme për të mbrojtur trupin dhe hapësirën personale mund të jetë shkaktuar nga një sulm ose abuzim seksual.

Shtëpiake të dëshpëruara – Quhet “misofobia” ose “rupofobia” dhe është frika e vazhdueshme nga bakteret dhe mikrobet. Kush vuan nga kjo, lahet vazhdimisht, ndonjëherë deri në dëmtim të lëkurës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet