Ju ka marrë malli për sandalet plastike? Tani vështirë se ua mban xhepi

Keni nostalgji për sandalet prej llastiku, që i kemi veshur gjatë fëmijërisë sonë?

Ndoshta nuk mund t’ju shkojë ndër mend, por ka edhe nga ata, të cilët i kujtojnë deri në detaj.

Shumë prej nesh i vishnin, pasi ato ofronte tregu dhe ishin në masë. E ndërsa shumë të tjerë, edhe për shkak të pamundësisë ekonomike, i mbanin në këmbë deri sa ato të prisheshin.

Por shtëpitë e mëdha të modës, rikthejnë herë pas here modën e viteve të kaluara. Të njëjtën gjë ka bërë Gucci, dhe firmat e tjera me sandalet e dikurshme, të cilat po i shikojmë gjithmonë e më shumë të veshura nga blogeret.

Gucci i ka risjellë sërish në tendencë, të cilat mund ti posedoni për një vlerë prej 500 dollarësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet