Jonida Maliqi performon në skenën e madhe të “Eurovision” (Video)

Përfaqësuesja e Shqipërisë këtë vit, Jonida Maliqi, është ngjitur në skenën e madhe të “Eurovizionit” pak minuta më parë, ku ka performuar këngën e saj.

Ajo këndoi në shqip në Tel Aviv këngën “Ktheju Tokës”, një këngë e cila ju kushtohet të gjithë emigrantëve shqiptarë në mbarë botën.

Emocionet e përçuara nga këngëtarja shqiptare u panë në përfundim të performancës së saj, ku pati reagime shumë pozitive nga publiku, të cilët e vlerësuan me duartrokitje dhe brohoritje.

Nuk mungoi edhe falenderimi i këngëtares shqiptare Jonida Maliqi në gjuhën angleze, shqiptare dhe hebraishte.

Nga 41 vende që konkurrojnë, vetëm 26 do arrijnë të shkojnë në finalen e së shtunës që mbahet më 18 maj.

Kjo është nata e dytë e Eurovision ku në fund të të gjitha performancave do jepet edhe vlerësimi nëse Shqipëria do arrijë apo jo në finalen e 18 majit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet