Johnny Depp dërgohet në spital, incident gjatë xhirimeve

Gjatë xhirimeve për filmin e tij të ri “Minimata”, Johnny Depp është dërguar në një spital të Malit të Zi, ku edhe qëndron. Si pasojë e një incidenti të vogël, Depp u dërgua në spital.

Ndërkohë sipas mediave të huaja, bëhet me dije se aktori ndjeu diçka të keqe në qafë dhe është dërguar në spital.

Gjithashtu, përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, Johnny shihet me qafore pranë një gruaje e cila me profesion është fizioterapiste, dhe kjo gjë konfirmon se diçka nuk ka shkuar mirë.

Aktori po qëndron në një nga hotelet më luksoze, i rrethuar nga sigurimi e nën përkujdesje të madhe të stafit të hotelit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet