Jo kushte nga Erdogani, aeroporti i Vlorës të quhet “Ismail Qemali”

Hajro Limaj

Z. Ministër Gjiknuri

Studiova projektet tuaja për vitin e ardhshëm dhe midis të tjerave më tërhoqi vëmendjen ndërtimi i aeroportit të Vlorës. Kam ndjekur në vazhdimësi deklarimet, ligjërimin dhe mos dekretimin nga presidenti për ndërtimin e këtij aeroporti nga grupi financiar pranë Erdoganit, ku veçanërisht kushtëzoheni që populli shqiptar t’u paguajë atyre humbjet që mund t’u vijnë nga shfrytëzimi i tij*. Unë si ish-ushtarak i lartë zbulimi, ish-atashe ushtarak në Turqi, këshilltar ministri, studiues dhe botues, nuk kam gjetur një kushtëzim të tillë në asnjë vend demokratik dhe ligjor. Emri i këtij aeroporti mendoj se duhet të jetë “Aeroporti Ismail Qemali, Vlorë”. Duhet të hiqni dorë nga objektivat e Presidentit Erdogan në Shqipërinë europiane dhe ta ndërtojmë me buxhetin e shtetit tonë, qoftë edhe me vonesë.

Me respekte

Hajro Limaj, Kolonel (R)

Drejtor i Institutit të Politikave të Sigurisë Kombëtare

(* Studimi i fizibilitetit i dorëzuar nga konsorciumi turk është mbajtur sekret. Shifrat e vetme që qarkullojnë janë ato që kanë hedhur institucionet shqiptare, të cilat mbrohen me argumentin se informacioni duhet të mbetet sekret, sepse prek interesat para negociatave. Ministri për Financat dhe Ekonominë, Ahmetaj është shprehur se dyshemeja që lejon plani i biznesit i turqve për ndërtimin e aeroportit është një transport prej 600 mijë udhëtarësh dhe një pjesë e mirë e tyre do t’i merren Rinasit. “Hyrja në tregun shqiptar e një aeroporti të dytë do të bëjë praktikisht të mundur heqjen e monopolit të shërbimeve nga Rinasi dhe do të sjellë rritje të konkurrencës. Mendohet që aeroporti i Vlorës t’i bëjë një zbritje aeroportit të Tiranës me 30% të udhëtarëve. Synohet se në vitin e parë, të dytë dhe të tretë, aeroporti i Vlorës të arrijë në 600 mijë udhëtarë dhe sigurisht, me atë rritje që duket se ka lëvizshmëria dhe rritja e numrit të pasagjerëve mbi 10% në mesatare duket se kjo garantohet”, thotë Ahmetaj. Për të shpjeguar se risku në buxhet do të jetë i ulët, ministri mundohet të jap një shembull. “Nëse logjika është që mbulimi i gjithë kostove të jetë tek 600 mijë udhëtarë dhe në fakt, do të jenë 400 mijë, atëherë kostoja vjetore e buxhetit që do të financojë për pjesën e munguar do shkojë 2.5 milionë USD”, – ka deklaruar Ahmetaj. Në çdo rast, ministri tha se do të negociohet, duke pasur parasysh mësimet që u nxorën nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe se sipas tij nuk do të lejohet që të përsëritet situata ku disbalanca ekonomike është e jashtëzakonshme, kthimi i investimit në masën 130% dhe kthimi i kapitalit në nivelet 660%. /Shënim i redaksisë).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet