JLO shkëlqen njësoj si 19 vite më parë (Video-Foto)

Jennifer Lopez ka risjell edhe një herë fustanin ikonë të “Grammy 2000” në sfilatën e Versace.

Këngëtarja me famë botërore solli edhe një herë fustanin ikonë frymëzuar nga xhungla të Versace në çmimet Grammy.

Asaj kohe fustani i saj u bë viral dhe çdo femër ishte e çmendur pas asaj veshje.

Dhe tani 19 vite më vonë JLO veshi një version të atij fustani, këtë herë në sfilatën e Vesace, Pranverë 2020 me temë xhunglën gjatë Javës së Modës në Milano.

Ylli 50-vjeçare i la të gjithë me gojë hapur kur u shfaq në pasarelë me fustanin ikonik.

Padyshim ishte magjike. Turma u ngrit në këmbë duke kuptuar menjëherë madhështinë e asaj që dëshmuan në pasarelë.

Siç shihet fustani i ri i modernizuar ka vetëm pak ndryshim nga origjinali.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet