JLo, një propozim martese si në përrallë. Thotë “Po” për herë të pestë (Foto)

Jennifer Lopez hedh poshtë zërat për një tradhti të mundshme duke publikuar fotot e propozimit për martesë.

Jennifer Lopez ka hedhur poshtë zërat që qarkullojnë prej disa ditësh për një tradhti të mundshme nga ana e bashkëshortit të saj të ardhshëm, Alex Rodriguez, përmes një postimin në Instagram. Ylli i popit nuk ka publikuar foto të zakonshme, por momentin në të cilin A-Rod është gjunjëzuar në plazhin e Bahamas për t’i kërkuar asaj dorën. Me një unazë që vlen jo më pak se 4, 5 milionë dollarë. Një mënyrë mjaft efikase edhe për të larguar zërat e pakëndshëm që kanë provuar të cenojnë lindjen e një jete martesore të re të çiftit.

Ka qenë në fakt Jose Canseco, ish-lojtar i bejsbollit, që ka akuzuar Rodriguez se ka tradhtuar Jennifer Lopez me ish-gruan e tij . Jessica Canseco ka qenë edhe një nga figurat e preferuara si kopertinë e “PlayBoy”. Jose ka konfirmuar përmes Twitter-it se ka parë mesazhe mjaft bindëse mes asaj dhe Rodriguez, duke paralajmëruar kështu Jlo të jetë e kujdesshme dhe të mos hedhë hapa të mëdhenj me “tradhtarin serial”. Ylli i popit duket se ka vendosur t’i lërë mënjanë të tilla deklarata dhe këtë e ka treguar duke publikuar fotot e propozimit për martesë bërë që në 9 marsin e vitit që lamë pas. Për Jennifer Lopez bëhet fjalë për martesën e saj të katërt, pas atyre me Ojani Noa, Cris Judd dhe Marc Anthony, shkruan “La Reppublica”.  Shpresojmë që për të kësaj here të jetë me të vërtetë përgjithmonë . /Anila Dedaj/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet