Jim Morrison/Dashuri e vërtetë është ta lësh personin tjetër të bëhet ashtu siç është

James Douglas Morrison, ka qenë kantautor, poet, shkrimtar dhe prodhues filmash amerikan.

Ai njihet kryesisht si figura kryesore e grupit të muzikës The Doors, dhe është konsideruar gjerësisht si një nga personalitetet më tërheqëse të historisë së muzikës rock.

Morrison ishte gjithashtu autori i një sërë librash me poezi, si dhe regjisor i një dokumentari dhe i një filmi me metrazh të shkurtër. Po kështu është i njohur për zërin e tij bariton.

Vdekja e Jim Morrison shkaktoi shumë zhurmë në rrethet e artistëve kontemporanë dhe adhuruesve. Për The Doors ishte mbarimi i një epoke dhe fillimi i një tjetre; asaj të prodhimit të numrit më të madh të albumeve, dhe të një fame të jashtëzakonshme.

“Kjo është ajo nga e cila përbëhet dashuria e vërtetë – ta lësh personin tjetër të bëhet ashtu siç është në të vërtetë. Shumica e njerëzve ju duan për atë që pretendoni se jeni. Për ta mbajtur dashurinë e tyre, ju vazhdoni të pretendoni –  të aktroni. Ju mësoheni ta duani shtirjen tuaj.

Është e vërtetë, ne jemi të ngujuar në një pamje – dhe më e keqja është se njerëzit mësohen me këtë pamje, ata rriten bashkë me maskat e tyre.  Ata i duan zinxhirët e tyre. Harrojnë se kush janë në të vërtetë.

Dhe nëse tentoni t’ua rikujtoni, ata pastaj ju urrejnë për këtë, sepse ndjehen sikur po mundoheni t’ia vidhni posedimin e tyre më të çmuar”.

-Jim Morrison

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet