“Jetën tuaj askush nuk e kthen”, mjeku infeksionist u bën apel të fortë shqiptarëve

Mjeku infeksionist Tritan Kalo për të disaten herë u k bërë thirrje shqiptarëve të mos dalin nga shtëpia.

Kalo në postimin e tij shkruan se i kupton vështirësitë ekonomike që shumë prej qytetarëve po kalojnë or jeta është më e vlefshme se gjithçka.

“Kjo ëndërr me emrin COVID-19 një ditë do të kalojë, por jetët tuaja të paçmimta askush nuk mundet tua rikthej….” shkruan Kalo ndër të tjera.

Postimi i Tritan Kalos:

KURDOHERË me ju dhe për ju….Shërbimi i Sëmundjeve Infektive, QSUT, 28.03.2020….Bashkëqytetarë, JU LUTEM, JU LUTEM VEJANI VESHIN KËSHILLAVE TONA….MOS DILNI në asnjë mënyrë nga shtëpitë tuaja pa ndonjë arësye madhore për shëndetin….E dimë që SHUMË PREJ JUSH janë në vështirësi ekonomike, POR jeta e juaj është më e vlefshme se gjithçhka….KJO ËNDËR E KEQE me emrin COVID-19 një ditë do të kalojë, POR JETËT TUAJA TË PAÇMIMTA askush nuk mundet tua rikthej….

Dita nis për së mbari me dy infermjerët e turnit në Pavjonin e parë, Anxhela dhe Mandi, të dy plot dëshirë dhe vullnet për tju shërbyer të sëmurëve tanë….KURRË nuk mundet të harrohet në këto ditë edhe kontributi i Policisë së Shtetit, të cilët po sakrifikojnë jo pak për të ruajtur rendin rreth ngrehinës së Covid-19, sikundër konvencionalisht njihet tashmë, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive….SË BASHKU NE DO TIA DALIM MBANË ME SIGURI, ndaj ju lutem, Na dëgjoni dhe mbi të gjitha MOS  nguroni të dëgjoni zërin e Ndërgjegjes suaj…. VETNDËRGJEGJËSOHUNI!!!!

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet