Jennifer Lopez heq dorë nga luksi, zbulon jetën e re larg Amerikës

Jennifer Lopez ka vendosur të heqë dorë nga jeta e saj luksoze, pasi dëshiron që së shpejti të nisë një jetë të thjeshtë në Itali ose Bali. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Vanity Fair” artistja e njohur ka treguar se pavarësisht arritjeve në aktrim, muzikë, kërcim, dëshiron shumë që të largohet nga Amerika për një jetë të re më të qetë dhe për të shijuar gjërat e thjeshta.

“Do të doja të jetoja diku tjetër, larg Amerikës, në ndonjë qytet të vogël në Itali, ose në anën tjetër të botës, në Bali. Të gjejë një jetë tjetër, që është pak më e thjeshtë dhe organike, ku mund të pedalojë me biçikletë, të blejë bukë dhe më pas të shkojë në shtëpi dhe vetëm të ushqehem e pikturoj, ose të ulem në një karrige lëkundëse dhe të sodisë një pamje të bukur”, ka treguar Jennifer.

Ndër të tjera ajo ka thënë se pavarësisht se është shumë energjike dhe e njohur në muzikë, dashuria e vërtetë e jetës për të është aktrimi. Jennifer ka rrëfyer se asnjëherë nuk ka menduar të heqë dorë nga aktrimi, pasi kjo ka qenë zgjedhja e vetme. Kujtojmë se filmi më i fundit në të cilin Jennifer ka marrë pjesë ka qenë “Hustlers”, në të cilin ajo luan rolin e Ramona Vega. /L.R/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet