Jeni shtatzënë? 8 ushqimet që nuk duhet t’i ndani nga dieta juaj

Gjatë periudhës së shtatzënisë trupi ka nevojë për ushqyes, vitamina dhe minerale. Ju prezantojmë ato çfarë duhet të konsumoni më tepër gjatë kësaj periudhe.

1.Uji- Gjatë shtatzënisë vëllimi i gjakut rritet deri në 1.5 litra. Prandaj, është e rëndësishme të qëndroni të hidratuar mirë. Simptomat e dehidrimit janë dhimbje koke, ankth, lodhje, humor të keq. Udhëzimet sugjerojnë pirjen e rreth 2 litrave ujë në ditë.

2. Produktet e qumështit- Gjatë shtatzënisë, ju duhet të konsumoni proteina dhe kalcium shtesë për të plotësuar nevojat e fetusit në rritje. Bulmeti është burimi më i mirë i kalciumit, dhe siguron sasi të larta të fosforit, vitaminave të ndryshme B, magnezit dhe zinkut.

3.Vezët- Vezët janë një burim i madh i kolinës, i cili është thelbësor për shumë procese në trup. Një vezë e vetme e tërë përmban rreth 113 mg kolinë.

Salmoni- është shumë i pasur me acide yndyrore esenciale të omega 3. Omega-3 është e domosdoshme gjatë shtatzënisë.

5. Brokoli dhe zarzavatet e errëta, me gjethe- Brokoli dhe perimet e tjera të errëta, të gjelbra, të tilla si spinaqi u nevojiten grave shtatzëna. Ato përfshijnë fibra, vitaminë C, vitaminë K, vitaminë A, kalcium, hekur dhe kalium. Janë gjithashtu të pasura me antioksidantë.

6. Frutat e thata- Kanë kalori, fibra, vitamina dhe minerale të ndryshme. Kumbullat janë të pasura me fibra, kalium, vitaminë K dhe sorbitol.

7. Patatet e ëmbla- janë të pasura me beta-karoten, një kompleks bimor që konvertohet në vitaminë A në trup. Vitamina A është thelbësore për rritjen, si dhe për diferencimin e shumicës së qelizave dhe indeve. Është shumë e rëndësishme për zhvillimin e shëndetshëm të fetusit.

8. Drithërat- Ndihmojnë duke dhënë kalori sidomos gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë. Drithërat janë të pasura me vitamina B, fibra dhe magnez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet