Jean-Marie Le Pen me polici kundër së bijës, Marin!

Veterani i së djathtës ekstreme franceze, themeluesi dhe ish-lideri i Frontit nacional, Jean-Marie Le Pen ka kërcënuar sot se do të thërras në ndihmë policinë, për të marrë pjesë në kongresin e kësaj partie, që hap dhe rrugën për një konflikt të mundshëm me vajzën e tij dhe lideren aktuale të partisë, Marin Le Pen.

Jean-Marie Le Pen ka vite që është në konflikt me të bijën, si në gjykatë ashtu edhe në media, prej kohës kur Marin Le Pen e përjashtoi nga partia në vitin 2015, në kuadër të përpjekjeve për të kuruar imazhin e saj.

“Nëse duhet, do të shkoj me ndihmën e forcave policore,” tha 89-vjeçari Jean-Marie Le Pen për gazetën franceze ”Figaro”, kur ishte pyetur nëse do të shkoj në kongresin e partisë më 10 dhe 11 mars, edhe pse Fronti nacional është deklaruar se ai nuk është i mirëseardhur në këtë kongres.

Themeluesi i Frontit nacional sot ka fituar të drejtën të mbetet kryetar nderi i partisë, edhe pse gjykata e ka mbështetur vendimin e Frontit nacional që ti ndaloj të jetë anëtar me të drejta të plota i partisë, bënë të ditur Agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Roli im si kryetar nderi më obligon të përjcellë se çfarë bënë Fronti nacional, e kongresi është në zemrën e aktiviteteve të partisë,” tha Jean-Marie Le Pen.

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet