“Je i lidhur me Fifin, Kejsin apo Bebe-n?”, Flori Mumajesi i çoroditi të gjithë me videon e fundit

Një nga personazhet më të njohur të artit shqiptar, duket se ka vendosur t’i konfuzoj të gjithë me jetën e tij private. Flori Mumajesi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me postimin e fundit në rrjetin social “Instagram”.

Për herë të parë kantautori publikoi një video, të përgatitur nga një fans, ku duket Flori dhe Fifi në momente intime me njëri-tjetrin.

“E kanë qarë”, shkruan Flori bashkëngjitur me videon ku ka etiketuar edhe këngëtaren.

E teksa është përfolur shumë se ai është i lidhur me këngëtaren Kejsi Tola, shumë prej fansave tashmë e pyesin që Mumajesi të tregojë të vërtetën rreth kësaj çështjeje.

“Ndaje mendjen”, i shkruan një fanse ndërkohë që një tjetër ia pret: “Shkoni shumë ju të dy, sikur të ekzistonte vërtetë një dashuri kaq e pastër”.

“O Flori i çmende njerëzit, a je i lidhur me Fifin, Kejsin, apo Bebe-n”, i shkruan një tjetër duke iu referuar mesazheve ngacmuese të Florit ndaj Bebe Rexhës pak ditë më parë.

 

View this post on Instagram

 

E KANE QA @fifi.official.fr

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet