Java e parë e janarit, ja si do të jetë moti

Ditët e para të Vitit të Ri kanë nisur me luhatje temperaturash duke sjellë një rritje të lehtë në të dy ekstremumet.

Gjatë ditës së sotme ekstremumet termike do luhaten nga -3°C mëngjesi në zonat malore deri në vlerat 13 – 14°C, gjatë mesditës në ultësirën perëndimore.

“Meteoalb” parashikon reshje të pakta në ekstremet Veri – Jug dhe zonat Lindore deri në orët e natës kur reshjet intensifikohen përkohësisht në pjesën më të madhe të vendit.

Parashikimi për ditën e sotme:

Orët e para të ditës mbeten me vranësira e reshje të pakta në Veri – Qendër ndërsa reshje të izoluara në pjesën tjetër të vendit. Mesdita dobëson vranësirat duke izoluar shirat në Veriperëndim – Jugperëndim dhe dëborë të pakët në zona të izoluara në Veri dhe Lindje duke lënë pjesën tjetër të territorit shqiptar me kthjellime e vranësira kalimtare.

Të tjera

Abissnet